Banka Intesa në Shqipëri organizon Novathon Youth, një event që synon të mbështesë kulturën e inovacionit në fushën e bankingut digjital, duke promovuar digjitalizimin dhe vlerat ESG tek të rinjtë. Si pjesë e Novathon Youth, Intesa Sanpaolo organizon një konkurs biznesi drejtuar studentëve/personave të grupmoshës 18 – 25 vjeç, të cilët do të zhvillojnë një ide biznesi bazuar në një nga 4 temat kryesore të eventit.
Pjesëmarrësit do të kenë kohë deri me 20 Maj për të krijuar grupe, për të përgatitur dhe strukturuar idetë/zgjidhjet e tyre të biznesit, për t’u rregjistruar në faqen e dedikuar të internetit dhe për të dorëzuar të gjithë materialin shoqërues.
Skuadrat e përzgjedhura do të marrin pjesë në Konferencën Novathon Youth më datë 07 Qershor në Hotel Plaza, ku do të prezantojnë idenë e tyre në skenën e konferencës përpara një jurie të kualifikuar ndërkombëtare që do të përzgjedhë dhe shpall fituesit e Konkursit.
Për më shumë informacion në lidhje me Programin e saktë të Konkursit dhe Konferencës Novathon, klikoni në linkun e mëposhtëm: https://www.intesasanpaolobank.al/retail/novathon-youth.html
Takimi prezantues do të organizohet pranë Auditorit B203, më datë 12 Prill 2022, ora 10:00.
Ju lutemi, për t’u regjistruar klikoni në linkun bashkëngjitur: https://forms.gle/XVFLBgeVA6u1v7Fr5
Klikoni për më tepër: