festivali.png

Aleanca e Universiteteve Frankofone të Evropës Qendrore dhe Lindore në bashkëpunim me Universitetin POLITEHNICA të Bukureshtit organizojnë në datat 11-15 Korrik 2022 në Bukuresht, Rumani, edicionin e IX-të të Festivalit Rajonal të studentëve frankofonë nga universitetet anëtare të AUF në Evropën Qendrore dhe Lindore. 

 Studenti aplikues duhet:  

  • Të jetë i regjistruar në nivelin bachelor ose master në një institucion anëtar të AUF në ECO; 
  • Të ketë një nivel të mirë të frëngjishtes së shkruar dhe të folur;  
  • Të jetë mbi 18 vjeç deri më 30 maj 2022; 
  • Të mos ketë marrë pjesë në edicionet e mëparshme të festivalit;  
  • Të paraqesë dosjen e aplikimit online në https://formulaires.auf.org/ me të gjitha bashkëngjitjet e kërkuara (CV, letër motivimi, certifikatë rregjistrimi në universitetin e origjinës të përkthyer).  

Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të përfitojnë nga mbështetja e organizatorëve (transport, sigurim, akomodim, katering).  

Afati i aplikimit: 16 Maj 2022

Për më shumë informacion klikoni në linkun në vijim: https://www.auf.org/nouvelles/appels-a-candidatures/festival-des-etudiants-francophones-deurope-centrale-et-orientale/

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.