Në kuadër të projektit Jean Monnet Module i programit Erasmus + “Promoting Climate Change Adaptation and Disaster Risk Management in the framework of EU Integration” në datën 24 Mars 2022 në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës nën kujdesin e Dekanit të Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Dhori Kule, u zhvillua aktiviteti “Ekspozita për Klimën”.  

Aktiviteti Ekspozita për Klimën i zhvilluar pranë mjediseve të Fakultetit të Ekonomisë gjatë mesditës, mblodhi së bashku aktorë të shoqërisë civile, botës së biznesit, studentë dhe pedagogë të unifikuar nën përgjegjësinë për të rritur ndërgjegjësimin për klimën.  

Organizatat e shoqërisë civile, përfaqësues të bizneseve dhe institucioneve financiare prezantuan për studentët dhe stafin e Fakultetit të Ekonomisë projektet e tyre pro-mjedisore dhe pro-klimës. Një theks i veçantë në këtë aktivitet ju dha aftësimit të studentëve për të zhvilluar dijet e tyre në drejtim të kërkesave të tregut të punës për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin: 

Kompanitë pjesëmarrëse në panair operojnë në fushën e Eficiencës Energjitike, Financimit të Gjelbër dhe direktivave të BE-së për klimën dhe energjinë.  

Fotot nga aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.