Përfaqësues të Union Bank dhe pedagogë të lëndës “Teknika bankare” të FE, në kuadër të “Javës Globale të Parasë”, ditën e Enjte, 24 mars 2022, zhvilluan me studentët aktivitetin me temë: Rinia dhe Bankingu Dixhital.
Aktiviteti u zhvillua në formën e bashkëbisedimit me studentët ku çështjet kryesore ishin rreth përfshirjes financiare të të rinjve përmes platformës dixhitale në shërbimet bankare, kudo dhe në çdo kohë. U diskutua se si të rinjtë përmes Bankingut Dixhital mund të menaxhojnë më mirë llogaritë e tyre bankare, të kryejnë transfertat dhe të paguajnë fatura përmes smartphone apo tabletave. Gjithashtu në fokus të diskutimeve ishte dhe mënyra se si bankat afrojnë të rinjtë duke kuptuar nevojat e tyre emocionale, funksionale dhe teknologjike.
Studentët drejtuan disa pyetje ndaj përfaqësuesve të Union Bank dhe pedagogëve të Fakultetit të Ekonomisë dhe diskutuan për temat e interesuara.