Në kuadër të "Javës Globale të Parasë" të organizuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave dhe Banka e Shqipërisë, Union Bank në bashkëpunim me FEUT zhvillojnë ditën e Enjte, datë 24 Mars 2022, ora 12:30 në sallën B203 - Kinoteatër, aktivitetin me temë: "Rinia dhe Bankingu Dixhital".
Ky aktivitet do të zhvillohet në formën e prezantimit dhe bashkëbisedimit me pedagogët dhe studentët e Fakultetit të Ekonomisë.