Thirrje për aplikim për bursa studimi në FRANCË

 

Në kuadër të bashkëpunimit me Universitetin e Poitiers, Francë, Projekti Erasmus PLUS, hapen dy thirrje për të ndjekur studimet, një vit akademik, pranë Institutit të Administrimit të Ndërmarrjeve (Institute d'Administration des Entreprises, IAE), për vitin akademik 2022-2023.

  • Hapet thirrja e parë për aplikim për 4 (katër) bursa për studentët e programit Master në kuadër të Projektit Erasmus PLUS, në Universitetin e POITIERS, Francë, për vitin akademik 2022-2023.
  • Hapet thirrja e dytë për aplikim për 1 (një) bursë për studentët e programit Master në kuadër të Projektit Erasmus PLUS, në Universitetin e POITIERS, Francë, për vitin akademik 2022-2023.

Universiteti i Tiranës dhe Fakulteti i Ekonomisë, do të bëjnë përzgjedhjen e studentëve përfitues të këtyre bursave, bazuar në këto kritere:

  1. Kandidatët kërkues duhet të jenë studentë të rregjistruar në programet e studimit të të gjitha profileve pranë Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës;
  2. Studentët aplikues duhet të jenë aktualisht në vitin e tretë bachelor ose ne vitin e pare Master;
  3. Pranohen aplikime nga studentët e të gjitha degëve të FEUT;
  4. Aplikuesit duhet të kenë mesatare të studimeve të nivelit bachelor mbi notën 7 (shtatë); 
    • Të njohin gjuhën frënge, niveli minimal B2 (kandidatët që aplikojnë për thirrjen e parë);
    • Të njohin gjuhën angleze, niveli minimal B2 (kandidatët që aplikojnë për thirrjen e dytë);
      Niveli i gjuhës frënge të cdo kandidati kunkurues do të testohet edhe nga një pedagog I Institutit të Administrimit të ndërmarrjeve te Universitetit të Poitiers, që pritet të mbrijë në FEUT, në muajin mars 2022.
  5. Të shprehin interesin duke aplikuar pranë Zyrës së Procesit Mësimor, (kati i dytë, Godina A), deri më datë 18.02.2022.

Dokumentat që duhet të përmbajë dosja e studentit aplikues janë:

    1. Një kërkesë në trajtën e Letrës së Motivimit (gjysëm faqe deri një faqe, ku të jenë shpjeguar arsyet pse dëshironi të aplikoni për të studiuar në Francë dhe cilat janë objektivat që dëshironi të arrini);

     2. CV në gjuhën shqipe;

     3. Fotokopje e Pasaportës;

     4. Vërtetim studenti nga shërbimi i sekretarisë së FEUT;

     5. Listë e notave të studimeve bachelor dhe listë e notave të vitit të parë master;

     6 - a. Certifikatë e gjuhës frënge, niveli minimal B2 (aplikantët e thirrjes së parë).

        - b. Certifikatë e gjuhës angleze, niveli minimal B2 (aplikantët e thirrjes së dytë) dhe me njohje të cdo niveli të gjuhës frënge.

 

Studentët e interesuar mund të aplikojnë pranë Zyrës së Procesit Mësimor (kati i dytë, Godina A), duke dorëzuar dokumentacionin e kërkuar, deri më datë 18.02.2022, ora 12:00!

Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.