Në kuadër të vizitave studimore, Zyra e Karrierës zhvilloi një vizitë njohëse për studentët e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në ambjentet e kompanisë Lufra.

Stafi i kompanisë LUFRA diskutoi me studentët për standartet e implementuara të kompanisë, proceset e prodhimit, mundësitë që ofrojnë për zhvillimin e karrierës së tyre. Nëpërmjet kësaj eksperience morën shumë njohuri në praktikë dhe shkëmbyen informacione nëpërmjet diskutimit që u realizua.

Kjo vizitë studimore nxiti kuriozitetin e studentëve të njihen më nga afër me mënyrën e funksionimit të një kompanie, si dhe pse i duhet vënë rëndësi aplikimit të standarteve më të mira për prodhimin e një produkti.

Ky aktivitet është një ndër nismat e shumta dhe shumë të rëndësishme që Zyra e Karrierës ka ndërmarrë, të cilat zhvillojnë, përparojnë dhe i ndihmon studentët t’i kuptojnë gjërat praktikisht

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.