Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet FEUT dhe kompanisë Air Albania nga Dekani i FEUT, Prof. Dr. Dhori Kule dhe CEO i Air Albania, Z. Sinan Dilek. Të pranishëm në aktivitetin e organizuar ishin përfaqësues nga Air Albania, përfaqësues nga Dekanati, pedagogë të departamentit Marketing-Turizëm dhe studentë të FEUT.
Marrëveshja synon mbështetje me bursë për studentët e masterave të profilit Marketing Turizëm, mbështetje për realizimin e praktikave profesionale, përfshirjen e drejtuesve dhe specialistëve të Air Albania si lektorë të ftuar, bashkëpunim për realizimin e studimeve dhe kërkimeve shkencore, trajnime, realizimin e konferencave, rasteve studimore, temave të diplomave, projekteve të kursit.
Më pas Z. Dilek zhvilloi një leksion të hapur me studentët e fakultetit të ekonomisë të degës Administrim Biznesi në nivel Bachelor dhe Master.