IMG_2290.jpg

Ditën e Mërkurë, dt. 10.11.2021, Fakulteti i Ekonomisë formalizoi memorandumin e bashkëpunimit me Entin Rregullator të Energjisë, ERE.

Të pranishëm në aktivitetin e organizuar ishin përfaqësues nga ERE, përfaqësues nga Dekanati i FE, studentë senatorë të FE dhe përfaqësues në Komisionet e Përhershme të Senatit UT, etj.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Dhori Kule u shpreh se nëpërmjet kësaj marrëveshje, të dy institucionet do të bashkëpunojnë në mënyrë reciproke për nevojat e njëri-tjetrit. “Fakulteti me ekspertët e tij, të angazhohet me studimet e tyre për fushat përkatëse në shërbim të studentëve tanë”, tha Prof. Kule.

Ndërsa kryetari i ERE, Petrit Ahmeti, pasi bëri një prezantim të institucionit u shpreh se ideja e bashkëpunimit me strukturat e botës akademike është e kahershme.
“Tashmë po hedhim hapat e para në një marrëveshje bashkëpunimi konkrete e cila lidhet me nevojat e domosdoshme, që të gjithë problematikat që ne kemi, vendimet që ne marrim, të konsultohen dhe me botën akademike. Por njëkohësisht që veç faktit të një konsulence bashkëpunimi mes institucioneve tona, këtu është dhe baza e mësimit dhe e produktit njerëzor (profesional)”, u shpreh ai.

Z. Ahmeti tha se studentet e këtij fakulteti mund të angazhohen pranë ERE për të konsultuar problematika të ndryshme dhe për të zhvilluar praktika mësimore, pjesë e programit të tyre të studimit.

Foto nga aktiviteti

Video nga aktiviteti 

 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.