Të dashur Maturantë!
Pas mbylljes së regjistrimeve të datës 26 Tetor, në Fakultetin e Ekonomisë ka ende 17 kuota të lira, përkatësisht 6 në Degën Administrim Biznes, 5 në Degën Ekonomiks, 5 në Degën Financë, dhe 1 në Degën Informatikë Ekonomike.
Bazuar në Urdhërin e Përbashkët të QSHA dhe RASH Nr. 6, dt. 25. 06. 2021 që mbështetet në Udhëzimin Nr. 10, dt. 15. 05. 2019 të MASR:
Nga data 27 Tetor deri në datën 29 Tetor, ora 10:00-14:00, maturantët që janë në listat e raundit të tretë duhet të dorëzojnë kërkesë me shkrim pranë Zyrës së Informacionit në Fakultetin e Ekonomisë.
Në datë 30 Tetor, ora 14:00, do të kryhet fizikisht procedura e regjistrimit të aplikantëve që kanë dorëzuar kërkesë me shkrim në datat 27-29 Tetor si më sipër dhe që do të paraqiten në orën 14:00, bazuar në renditjen e pikëve.
Aplikantët duhet të paraqiten dt. 30 Tetor, Ora 14:00, në Fakultetin e Ekonomisë, Salla A 101.
Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë.