deloidee.PNG

Aktiviteti mbi raportin “Hapat e parë në Tregun e Punës” bëri bashkë përfaqësues nga biznesi, universitetet, institucionet arsimore dhe qendrat e karrierës. Ky raport synon të masë perceptimet e studentëve mbi tregun e punës, një vrojtim i realizuar nga Deloitte për të 4-tin edicion. 

Panelistët e këtij aktiviteti ishin personalitete të fushës akademike dhe të biznesit, por jo vetëm, të cilët u bënë pjesë e diskutimit mbi rezultatet e këtij vrojtimi: Ardian Civici - Rektor i Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Oltion Rrumbullaku - Zv. Ministër i Arsimit, Martin Serreqi - Zv. Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Kreshnik Robo - Partner dhe Country Leader i Deloitte Albania.  

Gjetjet e vrojtimit “Hapat e parë në Tregun e Punës” janë prej vitesh bazë e strategjive dhe programeve për punësim dhe zhvillim të krijuara nga Deloitte, si dhe shërbejnë si një burim i vlefshëm informacioni për punëdhënësit, politikë-bërësit, institucionet e arsimit të lartë dhe të mesëm e aktorë të tjerë të tregut, me pritshmëritë, aspiratat dhe synimet e të rinjve që presin të hyjnë në tregun e punës apo sapo kanë nisur rrugëtimin e tyre profesional.  

Për më shumë informacion mbi gjetjet, ju ftojmë të lexoni raportin e mëposhtëm.

Hapat e parë në Tregun e Punës 2020

 

 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.