PHOTO-2021-10-22-10-26-34.jpg

B4Students është program i dedikuar për studentët në Shqipëri me fokus zhvillimin profesional, punësimin dhe vetëpunësimin e tyre, me mbështetjen e Grupit BALFIN. Studentët do të ftohen të propozojnë individualisht zgjidhje për trajtimin e sfidave reale të një biznesi të mirënjohur në Shqipëri.

Qëllimi kryesor i konkursit është të mbështesë rritjen profesionale të studentëve që duan të testojnë aftësitë analitike dhe të drejtimit të biznesit.

 
Për studentët më propozimet më të mira, vlerësuar nga një panel ekspertësh, do të mundësohet:

•        shpërblim monetar (vendi 1 - 250 Euro; vendi 2 - 200 Euro; vendi 3 - 150 Euro);

•        trajnim falas në platformë ndërkombëtare për një teme të zgjedhur nga studenti;

•        ofertë për praktikë profesionale në profilin e studimeve me mundësi punësimi.

 

Në materialin bashkëlidhur jepen detaje mbi sfidën, kompaninë, afatet, vlerësimin, etj.

 
Regjistrimi nga studentët është i mundur deri ditën E Dielë, më 24 tetor 2021.
 

Plotësimi i formularit të regjistrimit kryhet online në: bit.ly/bcc-apply-now

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.