Jeffrey_Sachs.jpeg

Ditën e Mërkurë, dt. 20.10.2021, në ambientet e godinës “Liria”, u mbajt Leksion i Hapur nga profesori i nderuar i Ekonomisë i Universitetit të Harvardit, Jeffrey Sachs (CV bashkëngjitur), me temë “Zhvillimin e Qëndrueshëm në nivel global dhe atë shqiptar”.

Prof. Dr. Dhori Kule, u shpreh ndër të tjera gjatë fjalës së tij se Prof. Jeffrey Sachs është simboli i faktit se si një akademik dijet i transmeton në praktikë.

 “Është fat që një personalitet i tillë vjen në Shqipëri dhe transmeton mesazhe në një kohë që ne kemi nevojë. Amerika është e zhvilluar sepse ka universitete të zhvilluara, ka një shoqëri që bashkëpunon me të gjithë aktorët, sipërmarje, universiteti, bota dhe institucionet e shtetit dhe bashkëpunimi në kuadër të globalizimit është fuqi”.

Profesor Jeffrey Sachs dha disa këshilla për mënyrën se si ekonomi të vogla si ajo shqiptare mund të rriten më shpejt. Sipas tij, Shqipëria duhet të fokusohet tek inovacioni dhe duhet të investojë më shumë në fushën e kërkimit, jo vetëm për rritjen e ekonomisë por edhe për të adresuar probleme të tilla si ngrohja globale dhe impakti i saj. (Kronika e Top Channel).

I pranishëm ishte Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj, i cili mbajti dhe një fjalë përshëndetëse në këtë aktivitet.

Pedagogët dhe studentët patën mundësinë t’i drejtonin disa pyetje Prof. Sachs mbi temat e diskutuara.

Për kontributin e tij akademik, por dhe me sugjerimet mbi zhvillimin ekonomik të vendit tonë, Prof. Dr. Dhori Kule, në emër të Fakultetit të Ekonomisë i dhuroi një medalje simbolike të UT-së Profesor Sachs.

Fotot nga Aktiviteti 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.