takim_me_studentet_3.jpeg

Ditën e Hënë, dt. 18. 10. 2021 u zhvilluan takimet me studentët e vitit të parë dhe të dytë të ciklit të parë të studimeve në Fakultetin e Ekonomisë. Anëtarë të Dekanatit dhe pedagogë të FE zhvilluan takimet përkatëse në orën 09:00 me vitin e parë dhe në orën 11:00 me vitin e dytë.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Dhori Kule, i uroi studentëve mirëseardhjen, suksese në studimet e tyre universitare dhe i siguroi se kanë bërë zgjedhjen e duhur për të ndjekur studime e tyre në FE ku do të gjejnë një staf të përgatitur dhe përkushtuar gjatë gjithë viteve të tyre të studimit.

Përgjegjësit e Departamenteve dhe Pedagogët e tjerë prezantuan informacione të përgjithshme mbi FE, strukturat përkatëse, departamentet, programet e studimit, mundësinë e mësimit në gjuhën angleze, etj. FE i uron studentëve të të gjitha viteve të studimit, suksese në vitin akademik 2021-2022.

Foto nga takimet me studentët e vitit të parë dhe të dytë, dt. 18. 10. 2021

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.