FEUT.jpg

Të dashur studentë, të nderuar kolegë dhe punonjës të Fakultetit të Ekonomisë,

Ju urojmë shëndet për Ju dhe familjarët Tuaj.

Kemi kaluar një periudhë shumë të vështirë 20 muajt e fundit ku kemi përjetuar pasiguri, frikë, mërzitje, zhgënjim, por sot vijmë të gjithë së bashku për të filluar një vit akademik të ri.

Maturantët që zgjodhën të studiojnë në Fakultetin e Ekonomisë i sigurojmë që kanë bërë zgjedhjen e duhur. Të diplomuarit në fakultetin tonë sot janë në nivelet më të larta drejtuese në institucionet publike dhe private por me krenari e themi që shumë prej tyre janë përshtatur shumë mirë edhe me tregun ndërkombëtar të punës. Tradita, drejtuesit e fakultetit, personeli akademik dhe ai administrativ, kurrikulat mësimore, infrastruktura tërësisht bashkëkohore janë garanci për sukses.

Falenderim të veçantë për studentët e vitit të dytë dhe të gjithë studentët e programeve tona të studimit për durimin, mirëkuptimin, gatishmërinë, këmbënguljen dhe bashkëpunimin e treguar për t’u përshtatur me metodat alternative të mësimdhënies.

Sot i kthehemi jetës normale të universitetit, auditorit aq shumë të munguar për të gjithë ne por edhe jetës sociale që plotëson secilin prej nesh duke respektuar rregullat për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe njëri - tjetrin.

Shëndeti juaj është prioriteti ynë!

Meritojnë një falenderim të veçantë dhe mirënjohje të gjitha strukturat tona akademike dhe administrative që janë angazhuar dhe kanë marrë të gjitha masat për të garantuar një proces mësimor cilësor.

Shëndet, suksese dhe një vit i mbarë akademik për të gjithë ne!

Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.