Në zbatim të shkresës nr. 5447/2, dt 06.10.2021 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për marrjen e masave për realizimin e procesit të vaksinimit të studentëve dhe personelit të institucioneve të arsimit të lartë nga personeli mjekësor”, njoftojmë se procesi i vaksinimit do të kryhet në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në datat 11-18 Tetor 2021, kati I, nga hyrja kryesore.
Studentët apo personeli akademik dhe ai jo akademik që dëshiron të vaksinohet duhet të paraqitet me dokument identifikimi me vete.
Faleminderit!