regjistrim.jpg

Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë, pasi shqyrtoi kërkesat e ardhura nga studentët e vitit të fundit të studimeve, të përcjella zyrtarisht nga ana e studentit senator të FE, vendosi:

Në datat 08-09 Tetor do të zhvillohen provime për studentët e vitit të fundit të studimeve dhe përsëritës të këtij viti që kanë deri në 3 provime gjithsej ende të pashlyera për nivelin Bachelor dhe 2 provime për nivelin Master. Mbrojtje diplomash, dt. 15 Tetor.

Për pjesëmarrjen në këto provime është i detyrueshëm regjistrimi paraprak në pyetësorin që do të afishohet online në datat 03 -04 Tetor, i cili më pas do të verifikohet nga Sekretaria Mësimore.

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.