Tashmë prej tre vitesh në Fakultetin e Ekonomisë ofrohet mësimi edhe në gjuhën angleze.
Studentët e nivelit Bachelor të degëve: Financë, Administrim Biznes, Informatikë Ekonomike, sivjet edhe të degës Ekonomiks, kanë mundësinë të zgjedhin dhe të zhvillojnë të gjithë mësimin në gjuhën angleze.
Duke ndjekur mësimet në anglisht, studentët e kanë më të lehtë të ndjekin semestra jashtë vendit në kuadër të programeve Erasmus +, diploma të dyfishta me universitete të huaja për shkak të familjarizimit me gjuhën e huaj etj. Kjo risi gjithashtu synon t'i orientojë ata drejt tregut ndërkombëtar të punës.
Gjithashtu prej disa vitesh në Fakultetin e Ekonomisë, vijnë për të ndjekur semestër në disa degë, studentë të huaj nga vende të ndryshme.
Eksperienca e Fakultetit të Ekonomisë me bashkëpunime ndërkombëtare nis herët, ku që prej vitit 1995 mund të përmendet bashkëpunimi me Universitetin e Nebraskës në SHBA, Bambergut në Gjermani, Torinos dhe Modenës në Itali, Poitiers në Francë etj.
Të interesuarit duhet të plotësojnë të dhënat në pyetësorin si më poshtë, brenda ditës së Premte, dt. 08 Tetor 2021!
Klikoni për më tepër: