Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës zhvillon demo-class të gjuhës dhe kulturës kineze për studentët e Fakultetit të Ekonomisë.
Të gjithë studentët e interesuar mund të regjistrohen në linkun e mëposhtëm:
Demo-class i gjuhës dhe kulturës kineze për studentët e Fakultetit të Ekonomisë
Demo-ja do të zhvillohet në platformën ZOOM, me datë 30 shtator 2021 në orën 18:00, dhe secili nga studentët që do të regjistrohet në google form do të njoftohet përmes adresës së tij/saj të emailit paraditen e datës 30 shtator 2021.
Informacion mbi Institutin Konfuci
Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës është themeluar me datë 18 Nëntor 2013. Ky Institut është krijuar në bazë të marrëveshjes që Universiteti i Tiranës ka firmosur me Qendrën e Institutit Konfuci, Kinë (CLEC) si dhe me Universitetin e Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU). Qëllimi i Institutit Konfuci-UT është promovimi i gjuhës dhe kulturës kineze. Ky Institut ofron mundësinë që studentët e Univeritetit të Tiranës që të mësojnë gjuhën kineze pranë tij.
Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës ofron:
-Të gjitha nivelet e mësimit të gjuhës kineze.
-Bursa studimi në universitet më të mira të Kinës.
-Kursi për të gjithë studentët e Universitetit të Tiranës është falas.
-Studentët e Universitetit të Tiranës kanë dy mundësi për të mësuar gjuhën kineze, ose duke e zgjedhur këtë lëndë në kurrikulat që fakulteti ofron ose duke u regjistruar në faqen e Institutit Konfuci-UT .
Regjistrimet e reja për Semestrin e I, të Vitit Akademik 2021-2022 në Institutin Konfuci mund t’i bëni duke klikuar këtu.
Klikoni për më tepër:
Regjistrimet në gjuhën dhe kulturën kineze në Institutit Konfuci-UT