dorezim_diplomash.jpg

Njoftim mbi dorëzimin e diplomave Bachelor në Departamentin Marketing-Turizëm

Njoftohen studentët e PROGRAMIT BACHELORdega Administrim Biznes të sistemit me kohë të plotë dhe të pjesshme, se sikurse është afishuar në Web-in e FEUT-së, data e mbrojtjes së Diplomave është  06.10.2021,  në orën 8.30. Mbrojtja do të zhvillohet online.

Studentët njoftohen që në datat 01.10.2021 dhe 04.10.2021 nga ora 10.00-13.00 duhet të dorëzojnë në Sekretarinë e Departamentit Marketing-Turizëm, punimin e Diplomës në hard-copy, të firmosur nga pedagogu udhëheqës dhe punimin në Word në CD.

Suksese!

 Njoftim mbi dorëzimin e diplomave Master në Departamentin Marketing-Turizëm

Njoftohen studentët e PROGRAMIT MASTERtë sistemit me kohë të plotë, se siç është afishuar në Web-in e FEUT-së, data e mbrojtjes së Diplomave është  06.10.2021, në orën 17.00. Mbrojtja do të zhvillohet online.

Studentët njoftohen që në datat 01.10.2021 dhe 04.10.2021 nga ora 10.00-13.00 duhet të dorëzojnë në Sekretarinë e Departamentit Marketing-Turizëm, punimin e Diplomës në hard-copy, formularin e vlerësimit të firmosur nga pedagogu udhëheqës dhe  punimin në Word në CD.

Suksese!

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.