WhatsApp_Image_2021-09-20_at_5.57.54_PM.jpeg

Ditën e Premte, më dt. 17 Shtator 2021, në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë u organizua sesioni i parë i mentorimit fizik i Tirana Inc.

Ekipet ndanë përparimin e tyre gjatë javës së parë të punës në idenë e tyre dhe morën reagime nga kolegët e tyre, gjithashtu ekipet u mentoruan në temën "Zhvillimi i Konsumatorëve" nga mentorët Ana Petani, specialiste në Ministrinë e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe një sipërmarrëse e re, dhe Erjon Curraj, ekspert i transformimit dixhital, themelues dhe partner menaxhues në Tech360 - Smart Solutions, të cilët ndanë ekspertizën dhe këshillat e tyre si dhe i udhëzuan ekipet në lidhje me hapat dhe objektivat e ardhshme.

Një nga pikat kryesore të sesionit ishte biseda frymëzuese me Ori Hoxhën, bioinxhinier i diplomuar nga UC Berkeley, i interesuar në Shkencat e Jetës, një fushë që Ori e ka eksploruar për më shumë se 7 vjet nga akademia deri në botën e kërkimit dhe zhvillimit farmaceutik/bioteknologjik, gjithashtu ai është fokusuar në disa nisma sipërmarrëse në Shqipëri, për të rritur ekosistemin teknologjik në vend. Ndër të tjera Ori ndau disa nga përvojat e tij dhe dha disa këshilla të çmuara për ekipet në udhëtimin që ata do të fillojnë.

"Në fund të ditës do të jetë puna juaj që do të krijojë mundësi të reja për brezat që do të vijnë".

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.