Në zbatim të ligjit Nr. 80, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Statutit të Universitetit të Tiranës miratuar me Urdhërin e MASR Nr.816, datë 26.12.2018, të Vendimit të Senatit Akademik Nr.29, datë 22.07.2021, të Vendimit të Bordit të Administrimit Nr.34, datë 02.09.2021, Universiteti i Tiranës shpall thirrjen për aplikim për ekspertë të Komisioneve të Vlerësimit të projekteve në programin “UT - Kërkim, Ekselencë dhe Inovacion” sipas fushave të mbuluara nga njësitë e mëposhtëme:
1. Fakulteti i Shkencave Sociale;
2. Fakulteti i Shkencave të Natyrës;
3. Fakulteti i Ekonomisë;
4. Fakulteti i Drejtësisë;
5. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;
6. Fakuleti i Historisë dhe Filologjisë;
7. Instituti i Studimeve Evropiane;
8. Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar.
Klikoni për më tepër: