Njoftohen aplikantët e interesuar që në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës kryhen aplikimet për regjistrime në Ciklin e Dytë të studimeve "Master i Shkencave" dhe "Master Profesional" për vitin akademik 2021-2022.

Aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë "Master i Shkencave" dhe "Master Profesional" mund të kryhen çdo ditë duke filluar nga data 09 Shtator 2021, ora 09:00-14:00, në Zyrën e Procesit Mësimor, kati II, pranë sallës A201.

Dokumentacioni i nevojshëm:

a. Diplomë dhe listë notash të ciklit të parë, të njehsuar me origjinalin;

b. Dëftesë pjekurie ose Diplomë dhe Çertifikatë notash e shkollës së mesme, të njehsuar me origjinalin;

c. 2 fotografi standarde personale;

d. Fotokopje të mjetit të identifikimit;

e. Çertifikata e mbrojtjes së gjuhës së huaj për aplikantët në "Master i Shkencave".

Ju mirëpresim!

Klikoni për më tepër:

Formular Aplikimi Master – Viti Akademik 2021-2022

Kritere Pranimi, Viti Akademik 2021-2022

Tabela e kuotave të pranimit për Vitin Akademik 2021-2022 – Master

 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.