Në zbatim të detyrimit të përcaktuar në Statutin e UT, neni 76, "Procedimi Disiplinor", pika 1, Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë i mbledhur në datën 11. 03. 2019 pas diskutimeve vendosi të ngrihen 6 komisione disiplinore, nga një për çdo Departament të FE, me përbërje sipas nenit 76, pika 1, të Statutit të UT.
Në cilësinë e anëtarit të komisionit si Zv. Dekanë, do të jenë përkatësisht:
1 - Për Departamentin e Manaxhimit dhe atë të Marketing - Turizëm, Zj. Etleva Leskaj.
2 - Për Departamentin e Financës dhe atë të Kontabilitetit, Z. Alban Korbi.
3 - Për Departamentin e Ekonomiksit dhe atë të Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar, Z. Gjergji Mulla.
Klikoni për më tepër:
Vendim Dekanati nr. 7