Biografia: Muhamet Zeneli ka përfunduar studimet Bachelor nё Informatike Ekonomike nё Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë nё vitin 2013. Studimet master i përfundoi në vitin 2015 me diplomën Master i Shkencave nё Sisteme Informacioni nё Ekonomi. Muhameti ka filluar karrierën profesionale te Posta Shqiptare sh.a në periudhën kur kjo e fundit filloi një fushatë digjitalizimi të gjithë shërbimeve postare dhe financiare. Prej vitit 2013 ka mbuluar disa pozicione në Drejtorinë e IT & Zhvillimit me funksione si zhvillim të aplikimeve, administrimit të dhënave, analizim dhe integrim të sistemeve të informacionit, siguria e sistemeve të informacionit, menaxhim i projekteve. Ai në vitet 2018-2021 u promovua si shefi i administrimit të sistemeve të Posta Shqiptare sh.a. Gjithashtu ka eksperience si konsulent ne fushën e IT dhe ekspert i jashtëm ne disa projekte si bashkëpunimi me Ecorys për krijimin e një strategjie për mësimin online të Qendrës se Trajnimit te Administratës Tatimore dhe Doganore, Ministria e Financave. Gjithashtu ka bashkëpunuar me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për projektin e Identifikimit dhe Votimit Elektronik në zgjedhjet parlamentare 2021 në Shqipëri. Qe prej vitit 2019, i ёshtё bashkuar stafit akademik tё Universitetit tё Tiranës fillimisht ne cilësinë e pedagogut te ftuar, dhe mё pas i brendshëm. Ai ёshtё autor dhe bashkautor i disa artikujve tё botuar nё revista shkencore.
Fusha e kërkimit: Menaxhim i sistemeve të informacionit, analize e të dhënave, siguria e sistemeve të informacionit, inteligjenca artificiale, teknologjitë cloud, automatizimi i sistemeve, rrjetat kompjuterike dhe komunikimi.