Biografia: Milena Shehu ka pёrfunduar studimet Bachelor nё Informatikë Ekonomike nё Universitetin e
Tiranёs, Fakulteti i Ekonomisë nё vitin 2012. Prej vitit 2014, mban diplomёn Master i Shkencave nё Sisteme Informacioni në Ekonomi.
Në vitet 2017-2020 është angazhuar si pedagoge e ftuar pranë departamentit Statistikë & Informatikë e Zbatuar në Fakultetin e Ekonomisë, UT. Në fund të vitit 2020 është bërë pjesë e stafit akademik me kohë të plotë të Univeristetit të Tiranës, duke u angazhuar në lëndët: Baza Statistikës; Statistikë e Zbatuar; Ekonometri; Analizë e Serive Kohore.
Përvec eksperiencave në fushën akademike, numëron dhe një sërë eksperincash në sektorin privat dhe atë publik, ku më I fundit është pozicioni prej pesë vitesh si Specialiste në Drejtorinë e Kërkimit dhe Zhvillimit të Projekteve e-Gov pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Në fokusin e zhvillimit profesional të saj, është e certifikuar në fushën e digjitalizimit të shërbimeve publike në të cilën zotëron edhe një Diplomë për ‘’Sustainable e-Government for Resilient and Innovative Democratic Public Administration’’ lëshuar nga Linkoping University në bashkëpunim me Swedish Institute. Po ashtu, zotëron edhe një certificatë profesionale nga IBM në fushën e Data Science dhe është në kërkim të vazhdueshëm të zhvillohet profesionalisht në këto fusha.
Ajo ёshtё autore dhe bashkёautore e disa artikujve tё botuar nё revista shkencore dhe në konferenca kombëtare e ndërkombëtare.
Fusha e kërkimit: Statistike e Zbatuar, Ekonometri, Seri Kohore
Lëndët: Bazat e Statistikës; Statistikë e Zbatuar; Ekonometri; Analizë e Serive Kohore