Biografia: Migena Musallari ka përfunduar studimet bachelor në Matematikë në vitin 2011 dhe në vitin 2013 studimet në degën Master i Shkencave në Matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.
Prej vitit akademik 2014-2015 e në vazhdim ka punuar si pedagoge me kohë të pjesshme në Fakultetin e Ekonomisë, UT, në Departamentin Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar, duke u angazhuar në lëndët: Bazat e Statistikës, Statistikë e Zbatuar dhe Matematikë.
Në vitin 2017 znj. Migena ka punuar si pedagoge me kohë të pjesshme dhe më pas si pedagoge me kohë të plotë në Universitetin Europian të Tiranës, e angazhuar në lëndët Bazat e Statistikës dhe Statistikë e Zbatuar.
Në vitet 2017-2020 ka punuar si pedagoge me kohë të plotë pranë Universitetit Luarasi e angazhuar në lëndët e Statistikës dhe Matematikës.
Ajo është autore dhe bashkëautore e disa artikujve shkencorë dhe pjesëmarrëse në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në dhjetor të vitit 2020 është emëruar si pedagoge me kohë të plotë pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Fusha e kërkimit: Statistikë, Matematikë, Teori e Numrave