Biografia: Denisa Millo (1990) ka përfunduar studimet e larta Bachelor pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universitetit të Tiranës në degën Informatikë-Ekonomike (2012). Studimet Master i përfundoi në vitin 2014 me diplomën Master i Shkencave në Kërkime Operacionale në Manaxhim pranë të njëjtit fakultet me rezultate të shkëlqyera. Në vitet 2015-2020 është angazhuar si pedagoge e ftuar pranë departamentit Statistikë & Informatikë e Zbatuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Në vitet 2010-2012 ka botuar disa punime shkencore lidhur me projektin HPSEE për programimin paralel pranë Universitetit Politeknik të Tiranës.
Më Shtator 2020 është emëruar staf akademik më kohë të plotë në Fakultetin e Ekonomisë, Universitetin e Tiranës.
Denisa, që prej vitit 2022 është kandidate në shkollën e Doktoraturës në Inteligjencë Artificiale, e fokusuar në Përpunimin e Gjuhëve Natyrore në drejtimet media, financë dhe shëndetësi. Ka kryer disa shkolla afatshkurtra në Francë, Hollandë, Suedi dhe numëron disa certifikime nga Universitetet prestigjioze si; Harvard, Stanford dhe Pensilvania, të kryera me fokus fushën e saj të studimit. Ka marrë pjesë në konferenca, workshop-e dhe ka botuar një sërë artikujsh në revistat e fushës.
Denisa komunikon në gjuhët; anglisht, italisht dhe frëngjisht.
Fusha e kërkimit: Sistemet Inteligjente, Përpunimi i Gjuhëve Natyrore.
Lëndët: Strukturë të Dhënash, Informatikë, Sisteme informacioni në manaxhim/kontabilitet, Modelim spreadsheet.