Departamenti: Stat. & Inf. e zbatuar
Grada/Titulli: MSc.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Lektore në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, ku ka përfunduar studimet Bachelor në Informatikë Ekonomike dhe Master i Shkencave në Sisteme Informacioni në Ekonomi. Doktoraturën e ka përfunduar në prill të vitit 2024 në Universitetin “Tor Vergata” në Romë, në programin “Computer Science, Control and Geoinformation”. Prej vitit 2020 është pjesë e stafit akademik të Fakultetit të Ekonomisë, ku ligjëron lëndët: Big Data, MIS, Multimedia dhe Arkitekturë Kompjuteri. Ka përvojë të gjerë në sektorin privat dhe publik, duke përfshirë rolin e Drejtoreshës së Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit në Ministrinë e Drejtësisë dhe pjesëmarrjen në projekte pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Kontributet e saj përfshijnë botime në revista shkencore ndërkombëtare dhe pjesëmarrje aktive në konferenca të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Fusha e kërkimit: Inxhinieri Softuerike, Inteligjenca Artificiale dhe Teknologjitë e Big Data
Lëndët: Big Data, Multimedia, Arkitekturë Kompjuteri, Menaxhim Sistemesh Informacioni.
Copyright © 2025 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.