Biografia: Dr. Albana Gorishti ka një diplomë Bachelor si Matematiciene nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës (1996). Ajo mban një diplomë Master në “Matematikë e Aplikuar” pranë Universitetit Politeknik të Tiranës (2008).
Albana Gorishti mban titullin Doktor në fushën “Teknologjia e informacionit” nga Universiteti i Tiranës, të mbrojtur me një disertacion mbi përdorimin e aplikimeve Open Source dhe zhvillimin e ERP-ve për SME.
Ajo ka një përvojë intensive në fushën e IT pasi është përfshirë në projekte të ndryshme në fushën e teknologjisë së Informacionit dhe ka punuar si kërkuese shkencore, menaxhere projektesh, instruktore IT Cisco, administratore e APTC, programuese dhe dizajner sistemi. Znj. Albana ka eksperiencë pune në institucione të tilla si Kontrolli i Lartë i Shtetit, Cacttus sh.a., INIMA- Akademia e Shencave, etj. Ajo jep mesim në auditor që nga vitit 2000, aktualisht punon si pedagoge e brendshme që nga viti 2009.
Ajo ka prezantuar punën e saj shkencore në konferenca të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe ka botuar punime në disa revista shkencore.
Fusha e kërkimit: Programim, zhvillimi i aplikimeve ERP, OSS
Lëndët: Programim në Java, Programim në Internet, Programim i Avancuar në Web