Departamenti: Stat. & Inf. e zbatuar
Grada/Titulli: Prof. Asoc. Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]; [email protected]
Biografia: Edlira Martiri ka përftuar gradën Doktor në Sisteme Informacioni me temë mbrojtjen e të dhënave në fushën e mbrojtjes së të dhënave në Sistemet e Informacionit të Imazheve, si dhe titullin Profesor i Asociuar pranë departamentit Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar. Për një periudhë dy vjeçare ajo ka qenë e afiliuar dhe me departamentin e Sigurisë së Informacionit në Universitetin për Shkencë dhe Teknologji në Norvegji, si kërkuese shkencore në fushën e Biometrisë. Ka një eksperiencë të gjerë në fushën e IT në përgjithësi dhe e sigurisë së informacionit në veçanti. Është e angazhuar në disa projekte ndërkombëtare, si dhe është anëtare e disa instituteve ndërkombëtare si CCIS (Center for Cyber and Information Security), Norvegji dhe NBL (Norwegian Biometrics Laboratory). Prej janarit 2014 Edlira Martiri shërben dhe si Pikë Kontakti Kombëtare (NCP) e Shoqatës Europiane të Biometrisë (www.eab.org).
Fusha e kërkimit: Siguri informacioni; sisteme biometrike; zhvillim sistemesh dhe programim.
Lëndët: Siguria e Informacionit, Sisteme Shfrytëzimi, Çështje të Avancuara të Sigurisë së Informacionit, Programim i Avancuar në Web
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.