Biografia: Ezmolda Barolli është Profesore e Asociuar në Departamentin e Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar të Fakultetit të Ekonomisë, UT. Ajo është diplomuar në Degën Fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, UT në 1998. Zotëron një diplomë Master në Administrim Biznesi që nga viti 2002 dhe një diplomë Doktorature në Teknologji Informacioni që nga viti 2010. Ajo ka qenë pjesë e stafit të Fakultetit të Ekonomisë që në vitin 1999 si asistent pedagoge, lektore e parë në 2007, dhe Profesor i Asociuar në 2015. Ajo është autore e 2 librave si dhe mbi 10 artikujve në revista shkencore dhe mbi 20 artikujve në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e TIK në mësimdhënie, rrjetave kompjuterike dhe sigurisë. Puna e saj fokusohet në analizën e performancës së rrjetave kompjuterike, menaxhimin e shërbimeve në rrjetat wired dhe wireless si dhe sigurinë në to.
Fusha e kërkimit: Analiza e performancës së rrjetave kompjuterike, menaxhimi i shërbimit në rrjetat wired dhe wireless siguria e rrjetit.
Lëndët: Informatikë, Komunikim të Dhënash dhe Rrjeta Kompjuterike, Siguria e Rrjetit