Biografia: Valentina Sinaj (1976) u diplomua në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës dega Matematikë 5-vjecar në Korrik 1999. Tetor 2001-Korrik 2003 ka ndjekur Studimet Master në Administrim Biznes në bashkëpunim me Universitetin e Nebraska-Lincoln, pranë Fakultetit të Ekonomisë, Univeristeti i Tiranës, Doktor i Shkencave në ‘’Matematikë, Statistikë, Informatikë ‘’(2009). Që nga prill 2012 ajo ka titullin Profesor i Asociuar në Departamentin e Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar. Në vitet 1999-2000 ka punuar si specialiste informatike pranë INSTAT, që prej tetor 2000 është pedagoge pranë DSIZ.
Ajo është autore dhe bashkautore e disa tekseve, më shumë se 25 artikuj, më shumë se 45 kumtesa konferencash dhe shumë materiale të tjera kërkimore dhe projekte. Ajo është anëtare në borde editoriale dhe review në revista të huaja nga të cilat ka dhe me faktor impakti.
Fusha e kërkimit: Analiza Ekonometrike, Modelime matematikore