Departamenti: Stat. & Inf. e zbatuar
Grada/Titulli: Prof. Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Fatmir Memaj (1962) U diplomua Bachelor në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, (1985), PhD në Ekonomi (nëntor 1996). Që nga marsi 2007 ai është ka titullin profesor në departamentin e Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar. Ai ka qenë asistent pedagog (1985-1991) dhe lektor që nga viti 1991 si dhe Zëvendës Dekan (2003-2016) dhe profesor i statistikës, demografisë dhe metodave e teknikave të kërkimit. Ai është drejtor ekzekutiv i Forumit Shqiptar Social Ekonomik - ASET (www.aset-al.com) Prof. Memaj është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare për Studimet me Pyetsorë - IASS (2000), anëtar i Shoqatës së Statisticienëve të Ballkanit, (2000) dhe anëtar i Shoqatës Evropiane të Arsimit Ndërkombëtar - EAIE, (2011). Ai ka mbi 30 vjet eksperiencë në institucionet e arsimit të lartë dhe është autor dhe bashkautor në 6 monografi, 5 përkëthime librash, rreth 50 artikuj, rreth 90 kumtesa konferencash dhe shumë materiale të tjera kërkimore dhe projekte.
Fusha e kërkimit: statistikë, demografi dhe socio ekonomi
Lëndët: Statistikë
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.