Biografia: Dr. Brunilda Lufi është diplomuar në vitin 2002 në universitetin “ Luigj Gurakuqi”, në Shkodër në profilin “ Matematikë” me titullin “Student i Dalluar ”. Ka mbaruar studimet pasuniversitare në departamentin “ Matematikë e Zbatuar ” pranë FSHN, Universiteti i Tiranës në drejtimin “ Analizë numerike”. Ka mbrojtur doktoraturën me temë “Kauzaliteti dhe kointegrimi. Zbatime mbi variabla nga ekonomia shqiptare”, pranë departamentit “Matematikë e Zbatuar”, FSHN, UT.
Për 21 vite ka qënë pedagoge me kohë të plotë në departamentin “Matematikë” në Universitetin e Shkodrës ku ka qenë titullare e disa lëndë ve si Topologji, Analizë numerike, Analizë komplekse, Analizë matematike, Probabilitet-Statistikë.Gjithashtu ajo ka punuar si pedagoge e ftuar në UPT dhe FEUT.Është autore dhe bashkëautore e shumë artikujve dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare.
Fusha e kërkimit: Ekonometri, Probabilitet-Statistikë.
Lëndët: Matematikë 2 , Bazat e statistikës, Matematikë në financë.