Biografia: Ka përfunduar Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës, në vitin 1994. Nga maji i vitit 1994 deri në Shtator 2010 ka punuar në kompani dhe institucione shtetërore me detyra të ndryshme si: audit i brendshëm , Financial Controller, Ass General Manager, General Manager. Prej vitit 2004 – 2010, ka punuar si Pedagoge e jashtme pranë Departamentit Marketing-Turizëm, FEUT. Prej Shtatorit 2010 e në vazhdim jep mësim në Departamentin Marketing-Turizëm, FEUT.
Në vitin 2005 merr Diplomë “Master i Nivelit të Dytë në Marketing”
Në vitin 2014 ka mbrojtur doktoraturën me temë: APLIKIMI I TREGTISË ELEKTRONIKE TEK BIZNESET E VOGLA DHE TË MESME, RAST STUDIMOR: RRETHI I TIRANËS
Ka realizuar një sërë punimesh dhe ka marrë pjesë në konferenca shkencore në universitete europiane në lidhje me marketingun, si në Austri, Kroaci, Francë, Portugali, Maqedoni, Kosovë,e sigurisht edhe në universitete të tjera në Shqipëri si ai Vlorës, dhe Shkodrës
Fusha e kërkimit: Marketing, Shërbimet, e-marketing
Lëndët: Bazat e Marketingut, Marketingu i Shërbimeve