Departamenti: Marketing
Grada/Titulli: Prof. Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Ka përfunduar Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës, në profilin ekonomist për Sferë Qarkullimi në vitin 1986. Menjëherë pas përfundimit të studimeve, është emëruar pedagog për lëndën Ekonomi Transporti, të cilën e ka dhënë në vitet 1986-1992. Që nga viti 1992 e në vazhdim jep mësim në Departamentin Marketing-Turizëm, FEUT. Në vitin 1996 ka mbrojtur doktoraturën në lidhje me shpërndarjen. Në vitin 2001 ka fituar titullin akademik Profesor i Asociuar nga Universiteti i Tiranës. Më pas, në vitin 2007 ka fituar titullin akademik Profesor, po nga Universiteti i Tiranës. Ka realizuar një sërë specializimesh në universitete europiane e më gjerë në lidhje me marketingun, si në Universitetin Strathclyde, Glasgou, MB, Universitetin e Veronës, Itali, Univeritetin e Nebraskës, SH.B.A, Universitetin Maqedonia, Greqi, etj. Është autor i disa teksteve mësimore, monografive, artikujve shkencore. Ka marrë pjesë në konferenca shkencore dhe ka qenë anëtar i disa grupeve për realizimin e studimeve në bashkëpunim me universitete e institute kërkimore të huaja.
Fusha e kërkimit: Marketing, Kanale shpërndarje, Forcë shitje, Marketing mikrofinance
Lëndët: Drejtimi i Kanaleve Marketing, Drejtimi i Shpërndarjes, Menaxhim Marketingu, Menaxhimi i Shitjes
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.