Biografia: Xheni Rusi, është pedagoge në Departamentin e Menaxhimit, ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës në degën Administrim Biznesi dhe ka vazhduar më tej shkollimin, me rezultate të shkëlqyera, në studimet Master të Nivelit të Dytë në Financë-Kontabilitet.
Që në vitin 2012, ajo është angazhuar si pedagoge e ftuar në Departamentin e Menaxhimit, dhe gjatë së njëjtës periudhë Znj. Rusi ka ndërtuar karrierën e saj në sektorin privat, ne pozicione te larta drejtuese në fushën e Manaxhimit. Ajo ka qenë pjesë e disa trajnimeve dhe workshope të projekteve të organizuara nga Banka Botërore mbi çështjet e zhvillimit të Pronësisë Intelektuale në Shqipëri, kurse trajnimi LeTSGEPs mbi Barazinë Gjinore, Planet e Barazisë Gjinore dhe Buxhetimin Gjinor nga Universiteti i Modenas dhe Leggio Emilia etj.
Fusha e kërkimit: Menaxhim i Burimeve Njerëzore, Menaxhim Strategjike
Lëndët: Menaxhim i Burimeve Njerëzore, Inovacion, Qeverisje Korporatash