Biografia: Ka përfunduar studimet universitare në degën Administrim Biznesi pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2009 është diplomuar në programin e përbashkët master në Menaxhim Financiar të Fakultetit të Ekonomisë me Gea College, Slloveni dhe Universita di Modena e Reggio Emilia, Itali. Që prej vitit 2006 ka qenë e angazhuar si pjesë e stafit akademik të Fakultetit të Ekonomisë si pedagoge e jashtme, dhe me pas prej vitit 2020 si pedagoge me kohë të plotë. Ka marrë pjesë në disa konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe në trajnime te ndryshme si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Fusha e kërkimit: Manaxhimi i biznesit, metoda dhe praktika te planifikimit, kontrollit dhe lidershipit, menaxhimi strategjik – analize e faktoreve nxites te krijimit te avantazheve konkurruese dhe krahasuese te kompanive si ne tregjet kombetare ashtu edhe ato nderkombetare; pergjegjesia sociale e kompanive dhe etika e biznesit.