Biografia: Olta Begu ka qenë që prej vitit 2015 pedagoge e ftuar pranë Departamentit të Manaxhimit, dhe tashmë është asistent lektore në lëndën e Komunikimit në Biznes dhe Sipërmarrjes së Biznesit të vogël po pranë këtij departamenti. Olta ka mbaruar studimet e larta dhe Masterin e Shkencave në degën e Financës, pranë Fakultetit të Ekonomisë. Në vitet 2014-2017 Olta ka drejtuar Qendrën e Karrierës së FEUT. Pas një eksperience profesionale në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me pas ajo ka punuar si Drejtoreshë e Kabinetit të Bashkisë Berat. Olta është angazhuar me një serë projektesh kombëtare dhe ndërkombëtare kryesisht në fushën e arsimit, rinisë dhe projekte te tjera zhvillimore të vendit. Gjithashtu Znj. Begu është konsulente e rekrutimit dhe zhvillimit të burimeve njerëzore si edhe konsulente biznesi per çështje të organizimit të brendshëm dhe marrëdhenieve me klientë e palë të treta.
Fusha e kërkimit: Komunikim dhe Sipërmarrje
Lëndët: Komunikimi në Biznes dhe Sipërmarrje e Biznesit të vogël.