Biografia: Dr. Alba Skendaj është angazhuar prej më shumë se 10 vitesh si pedagoge e jashtme pranë Departamentit të Menaxhimit, FE UT ku ktualisht mban pozicionin e lektores. Ka përfunduar studimet e larta për Ekonomi dhe Drejtësi dhe mban titullin “Doktor i Shkencave” nga Departamenti i Politika dhe Qeverisja në BE, ISE-UT. Dr. Skendaj është e përfshirë në disa projekte të OJQ dhe IAL në Shqipëri, kryesisht si eksperte, si në planifikim dhe implementim të disa projekteve financuar nga donatorë vendas apo të huaj. Është përfshirë si bashkëpunëtore shkencore në projekte të Fakultetit të Shkencave të Biznesit, Universiteti i Bolonjës. Është e angazhuar si eksperte e jashtme në Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, si dhe Pikë Kontakti Kombëtare (NCP) për Joint Research Centre, Horizon2020, programi i EU.
Ka publikuar artikuj të ndryshëm shkencorë si dhe ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Eshtë angazhuar në mësimdhënien e lëndëve Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, Menaxhim Biznesi, Strategji Biznesi e Avancuar, Menaxhim Shpërblimi, Qeverisje e Korporatave, Inovacion, Sistemet e Planifikimit dhe Kontrollit Menaxherial në programet Bachelor dhe Master.
Fusha e kërkimit: Menaxhim, falimenti, inovacion, lidershipi në arsim, menaxhimi i performancës në institucione publike
Lëndët: Menaxhim i Burimeve Njerëzore, Menaxhim Biznesi