Biografia: Dr. Blendi Gërdoçi punon si lektor i lëndeve të Menaxhimit të Operacioneve dhe Strategjisë së Operacioneve, në nivelin Bachelor dhe atë Master pranë Departamentit të Menaxhimit të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës që nga viti 2008. Ai ka mbaruar studimet Master në Administrim Biznesi - diplomë e përbashket e Universitetit të Tiranës dhe atij të Nebraskës, si dhe mban titullin Doktor Shkencash nga Universiteti i Tiranës. Ai u transferua pranë Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës, pas tre vitesh punë si pedagog pranë Universitetit të Shkodrës. Kërkimi i tij shkencor shtrihet në fushën e ekonomiksit të kostove të transaksionit, aleancat strategjike dhe rrjetet, kontraktimi dhe kohët e fundit modelimi i biznesit dhe inovacioni. Ai ka publikuar disa artikuj në revista shkencore me reputacion.
Blendi është angazhuar si kunsulent për disa agjenci ndërkombëtare zhvillimi. Analiza e zinxhirit të vlerës dhe sektoriale, qeverisja, planifikim dhe modelim biznesi janë disa nga fushat kryesore të ekspertizës si konsulent. Ai është autor i një numri të konsiderueshëm studimesh, analizash, raportesh dhe artikujsh kërkimorë.
Fusha e kërkimit: ekonomiksi i kostove te transaksionit aleancat strategjike dhe rrjetet modelim biznesi dhe inovacion
Lëndët: Menaxhimi i Operacioneve, Strategji e Operacioneve, Metoda Kërkimi