Biografia: Arjan Qefalia, me titull akademik ‘Profesor i Asociuar’ (që nga Maj 2015) është pedagog me kohë të plotë në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (FEUT), nga Tetor 2005 deri më tani. Në periudhën 1998-2002 ka kryer studimet universitare në degën Administrim Biznesi në FEUT, dhe në vitet 2004-2006 ka kryer studimet Master në Administrim Biznesi (MBA), një bashkëpunim i FEUT me Universitetin e Nebraskës, SHBA. Në vitin 2010 fitoi gradën ‘Doktor’ (në FEUT) në fushën e përmirësimit të cilësisë në arsimin e lartë publik shqiptar, si dhe në vitin 2011 fitoi titullin akademik ‘Docent’ (në FEUT). Nga periudha Prill 2003 - Shtator 2005 ka punuar në Ministrinë e Ekonomisë në Departamentin e Privatizimit të NVMve. Z. Qefalia ka një përvojë intensive në fushën e menaxhimit të biznesit, dhe ka qenë i përfshirë në projekte të ndryshme, dhe aktivitete të lidhura me kërkimin shkencor. Ai ka marrë pjesë gjithashtu me punime shkencore të paraqitura në konferenca dhe revista shkencore të njohura në SHBA, Itali, Poloni, Shqipëri, Rumani, Kosovë, Maqedoni, etj. Ai ka kryer specializime në George Washington University në SHBA, në Universitetin e Mannheimit në Gjermani, mobilitete të ndryshme mësimdhënieje dhe trajnimi pranë universiteteve në Itali, Spanjë, Greqi, etj, si dhe trajnime/seminare në Kinë, Shqipëri, Bullgari, etj. Gjithashtu, ai është i angazhuar (sipas nevojave) si ekspert i jashtëm akreditimi në Agjensinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), dhe si anëtar (i jashtëm) i Komitetit të Përhershëm të Pranimit dhe Ngritjes në Detyrë pranë Departamentit të Administratës Publike (DAP).
Fusha e kërkimit: Konsiston në bërjen e studimeve/punimeve shkencore që kanë të bëjnë me cilësinë dhe dimensionet e saj (shumica e tyre kanë të bëjnë me cilësinë) përmirësimin e cilësisë në universitetet shqiptare, krijimin e sistemeve të cilësisë në sistemin bankar shqiptar dhe në administratën publike shqiptare, vlerësimin e cilësisë në shërbimin spitalor shqiptar, etj; si dhe krahas fushës së Menaxhimit të Cilësisë, tregon interes për fushën e Menaxhimit të Operacioneve, të Menaxhimit të Logjistikës e të Zinxhirëve të Furnizimit, dhe Menaxhimit të Projekteve e Kontratave.
Lëndët: Menaxhimi i Operacioneve, Menaxhimi i Përgjithshëm i Cilësisë, Menaxhimi i Projekteve dhe Kontratave, Menaxhim Biznesi