Biografia: Martin Serreqi mban aktualisht pozicionin e Zv.Dekanit për Marrëdheniet me Sipërmarrjen dhe Institucionet Publike në Fakultetin e Ekonomisë së Universitetit të Tiranës dhe është pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Menaxhimit. Angazhimi i tij në mësimdhënie përfshin lëndët e “Menaxhim Biznesi” dhe “Menaxhim i Burimeve Njerëzore”në nivelin Bachelor dhe “Menaxhim Shpërblimi” dhe “Menaxhim i Organizatave Publike” në nivelin Master. Ndër vite ka dhënë mësim në kontabilitet dhe financë pranë universitete të ndryshme të vendit.
Ka përfunduar studimet Bachelor në Financë dhe studimet Master në Administrim Biznesi në Universitetin e Oklahomës në Sh.B.A. dhe ka marrë gradën Doktor në Ekonomiks nga Universiteti i Tiranës. Ka punuar për një kohë të gjatë në role drejtuese dhe konsulente në sektorin publik dhe në atë privat.
Fusha e kërkimit: Menaxhim i Burimeve Njerëzore, tregu i punës, format e shpërblimit
Lëndët: Menaxhim Biznesi, Menaxhim i Burimeve Njerëzore