Departamenti: Menaxhim
Grada/Titulli: Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Anisa Kume u diplomua në profilin Administrim Biznesi, dega Manaxhim, pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës (2008). Menjëherë pas diplomimit ajo vazhdoi studimet e Nivelit të Dytë, dhe në 2010 u diplomua, “Master në Ekonominë Evropiane dhe Institucionet Financiare”, pranë Universitetit Tor Vergata, Romë. Në vitin 2011 ajo përfundoi “Master në Studimet Ekonomike Evropiane”, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë bashkëpunim me Universitetin Bamberg, Gjermani. Në vitin ---- , mbaroi studimet e ciklit të tretë dhe fitoi gradën Doktor I Shkencave me temën “Investigimi i faktorëve që pengojnë rritjen e bizneseve të vogla”. Pas diplomimit në 2008, ajo punoi për një vit si asistente pedagoge pranë Universitetit Ushtarak “Skënderbej”, Fakulteti të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Gjatë periudhës Mars 2011- Korrik 2016, ka punuar si Eksperte për monitorimin dhe menaxhimin e buxhetit, në Drejtorinë e Buxhetit, Ministria e Financave. Nga 2016 – Prill 2024, ka qenë përgjegjëse sektori, për analizën dhe monitorimin e buxheti vendor, dhe menaxhimin e risqeve fiskale, Drejtoria e Buxhetit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Anisa ka dhënë mësim si pedagoge e ftuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe në disa Universite private në Shqipëri nga viti 2008 dhe deri më tani. Aktualisht është e angazhuar me kohë të plotë pranë Fakultetit të Ekonomisë, në lëndët Menaxhim dhe Komunikim Biznesi. Anisa Kume është trajnere e punësuar nga institucione publike dhe private për menaxhimin e buxhetit dhe monitorimin e risqeve fiskale. Ajo ka drejtuar disa teza për studentët e diplomuar në Shqipëri. Anisa Kume ka patur eksperienca të suskesshme me asistenca teknike dhe projekte kombëtare dhe ndërkombëtare. Për rreth 9 vite ka punuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore për implementimin e reformave në qeverisjen lokale, risqet fiskale nga PPP-të dhe detyrime të tjera kontigjente apo sektori i ndërmarrjeve shtetërore. Gjate rrugëtimit akademik, ka marrë pjesë në disa konferenca ndërkombëtare dhe është autore e disa artikujve shkencorë. Ka ndjekur nje sere programesh trajnuese dhe zhvilluar konferenca jashtë vendit në Gjermani, Austri, Hollandë, Slloveni, Kinë, etj.
Fusha e kërkimit: Manaxhimi Biznesit, Komunikim i Biznesit, Manaxhimi dhe Monitorimi i Riskut, Manaxhimi i Kohës, Etika në Biznes, Negociatat, Problem Solving.
Lëndët: Menaxhim, Komunikim Biznesi
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.