Biografia: Eva Hasa është diplomuar me rezultate të larta në Master i Shkencave dhe Bachelor në profilin Administrim Biznesi pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Nga Tetori i vitit 2020 u angazhua si pedagoge e ftuar në këtë fakultet, ndërkohë që në vitin 2022 u bë pjesë e stafit akademik në Departamentin e Menaxhimit. Përgjatë studimeve universitare e më tej, Eva ka punuar në sektorin privat e publik, ku pozicioni i fundit ishte ai i ekspertes mbi taksën e pasurisë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Eva ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare dhe ka kryer trajnime të ndryshme nga institucione ndërkombëtare.
Fusha e kërkimit: Menaxhimi i Kapacitetit të Shërbimit, Produktiviteti i Operacioneve, Lidershipi dhe Menaxhimi
Lëndët: Menaxhimi i Operacioneve, Menaxhim Projekti