Departamenti: Kontabilitet
Grada/Titulli: Prof. Asoc. Dr.
Funksioni: Personel Akademik
Kontakt: [email protected]
Biografia: Që nga viti 1986 është pedagoge me kohë të plotë pranë Departamentit të Kontabilitetit. Ka kryer një sërë kualifikimesh dhe specializimesh në Greqi, Itali dhe SHBA. Është autore e tekstit mësimor “Kontabiliteti i kosto-drejtimit” dhe përkthyese e librit “Management and Cost Accounting” të Colin Drury. Ka referime në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe artikuj të botuar në revista shkencore vendase dhe të huaja. Eshtë përfshirë si eksperte lokale në projektin për përpilimin e standardeve të reja kombëtare të kontabilitetit dhe në kursin e trainimit të trainerëve për këto standarde; është aktivizuar si eksperte nga PriceWaterhouse për kontrollin e projekteve të financuara nga Banka Botërore, etj. Ka qenë anëtare e Komitetit të Kontrollit pranë BKT-së dhe e Bordit Drejtues të AMF-së. Aktualisht është anëtare e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit dhe e Komitetit të Edukimit pranë IEKA-s.
Fusha e kërkimit: Raportim financiar, kontabilitet drejtimi
Lëndët: Kontabilitet Kosto Dejtimi, Parimet Bazë të Kontabilitetit, Standardet Ndërkombëtare dhe SK të Kontabilitetit
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.