Biografia: Blerta DOKA është diplomuar nga Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës (FEUT) për studimet “Master i Shkencave në Kontabilitet dhe Auditim” në vitin 2014 dhe për studimet “Bachelor në Financë-Kontabilitet” në vitin 2012. Me përfundimin e studimeve master shkencor është punësuar si inspektor i dytë në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Në gusht të vitit 2020 është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve si inspektor i parë. Në muajin mars 2019 ka dhënë kontributin e saj si pedagoge e jashtme në Departamentin e Kontabilitetit të FEUT dhe i është bashkuar stafit të Universitetit të Tiranës si pedagoge e brendshme pranë këtij fakulteti në muajin mars 2021. Puna e saj kërkimore shkencore aktualisht është në fushën e Kontabilitetit dhe raportimit financiar në njësitë ekonomike fitimprurëse duke u fokusuar në raportimin financiare dhe atë tatimor. Është njohëse shumë e mirë e disa sistemeve kontabël shqiptare dhe të gjuhës angleze dhe italiane.
Fusha e kërkimit: Kontabiliteti dhe raportimi financiar në njësitë ekonomike fitimprurëse, Forensic Accounting
Lëndët: Sistemet e Informacionit Kontabël, Legjislacion Tatimor, Kontabiliteti Financiar, Organizimi i Sistemeve të Kontrollit Kontabël