Biografia: Blisard Zani u diplomua në degën Financë – Kontabilitet në vitin 2015 dhe ka përfunduar
studimet e ciklit të dytë si Master i Shkencave në Financë me Medalje të Artë në vitin 2017
pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Në vitet 2016 – 2018 ka punuar si
Analist Teknik i tregjeve valutore pranë një kompanie të huaj me filial në Shqipëri. Dy vitet e
fundit ka punuar si Specialist në Drejtorinë e Harmonizimit Fiskal në Ministrinë e Financave dhe
Ekonomisë, në sektorin e Analizave dhe Statistikave Fiskale. Ka qenë gjithashtu pjesëtar i Grupit
Ndërinstitucional të Punës për Integrimin Evropian për kapitullin 33 “Dispozitat Financiare dhe
Buxhetore”. Që prej vitit 2018 është angazhuar si Pedagog i Ftuar pranë Departamentit të
Financës në Fakultetin e Ekonomisë në disa lëndë të profilit Financë. Prej muajit dhjetor 2020
është Pedagog i Brendshëm në Departamentin e Financës, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i
Tiranës. Është autor dhe bashkëautor në disa konferenca shkencore kombëtare dhe
ndërkombëtare si dhe autor i Raportit Vjetor të Shpenzimeve Tatimore 2018. Njëkohësisht Z.
Zani ka qenë në grupin organizator në të treja Konferencat Kombëtare të Financës si dhe
Konferencat Kombëtare Studentore. Ai ka qenë pjesëmarrës edhe në disa shkëmbime në kuadër
të programeve Erasmus+ në Shqipëri, Itali, Gjeorgji, Turqi, etj.