Biografia: Gisjana Tahiri në vitin 2012 ka përfunduar studimet Bachelor në Financë-Kontabilitet, dhe në
vitin 2014 Master Shkencor në Financë, në Fakultetin e Ekonomisë. Ajo është studente ACCA
dhe anëtare e PMI-së.
Menjëherë pas përfundimit të studimeve filloi punë pranë kompanisë IMB, ku ka implementuar
me sukses disa projekte rajonale në lidhje me sistemet ERP. Gjatë viteve 2018-2020 ka punuar si
Konsulente SAP-i për modulin e Financës, kryesisht për klientë ndërkombëtarë.
Duke filluar nga viti 2014, ajo u angazhua si asistente pedagoge me kohë të pjesshme në lëndën
e Investimeve në Departamentin e Financës, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Ajo ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme akademike kombëtare dhe ndërkombëtare si
konferenca, trajnime etj.
Fusha e kërkimit: Investime, Ndikimi i ERP-ve në biznes, Sistemi bankar